Perjetesisht Dashuri ne skene me aktore te shquar
Regjisori dhe autori i veprës “Përjetësisht Dashuri” Mihallaq Luarasi rrefën për “ABC News” detajet rreth vënies në skenë të kësaj shfaqeje në Teatrin Kombëtar. Luarasi rikthen në skenë në rolin kryesor pas shume vitesh zonjën e madhe të artit, Drita Pelingu dhe krah saj do të interpretojë aktori, Vangjel Toçe. Kjo dramë është realiste dhe trajton problemin e madh social, vetminë e pleqve. Luarasi na bën me dije se kur e ka shkruar këtë pjesë 12 vjet më parë e ka shkruar enkas për aktoren e mirënjohur, Drita Pelingu.