E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja per Pep dhe zhgenjimi i Mesit

Në deklaratën se kishte vendosur të mos ishte më trajner I Barcelonës, Pep Guardiola zbuloi gjithashtu se këtë vendim ia kishte komunikuar presidentit Sandro Rosell dhe drejtorit sportive, Andoni Zubizarreta në tetor dhe dhjetor 2011.

Por, pavarësisht se drejtuesi i stolit e kishte vendosur të ardhmen, dtrejtuesit e klubit katalan kanë tentuar deri në fund që ta bindnin të ndryshonte mendim. Në fakt, Rosell dhe Zubizarreta kanë zhvilluar 4 orë negociata, e madje I kanë ofruar teknikut edhe një çerk të bardhë, në mënyrë që ai të përcaktonte rrogën që dëshironte, vetëm që Guardiola të vazhdonte punën e nisur te Barça.

Këtyre u shtohen edhe gadishmëria e klubit që trajneri të kishte pushtet të plot përsa i takon merkatos dhe zgjedhjeve tekno-taktike në skuadër. Megjithatë, dëshira, këmbëngulja dhe të gjitha komoditetet nuk kanë mjaftuar, sepse pas finales së Kupës së Mbretit më 25 maj, Guardiola do ti japë fund ciklit 4-vjeçar te Barcelona, periudhë në të cilën ka fituar 13 trofe dhe ka shansin të marrë edhe të 14-in.

Ndërkohë, të menjëherëshme kanë qenë reagimet si nga bota e sportit ashtu edhe nga skuadra. Lionel Mesi nuk ishte i pranishëm në konferencën ku trajneri konfirmoi largimin dhe ylli argjentinas tregoi arsyet e këtij vendimi. Në faqen zyrtare në “facebook” ai shkruante: “Për shkak të emocioneve vendosa të mos isha present. Mbi të gjitha prej dhimbjes që lojtarët kishin në fytyrat e tyre për këtë vendim dhe personalisht vendosa të mos tregoja dhimbjen time përpara mediave. E falënderoj Guardiolën për atë që i ka dhënë karrierës time profesionale dhe personale”.

Të zhgënjyer nga ky vendim ishin të gjithë lojtarët, me Fabregas që shton se “pavarësisht se kam punuar vetëm një vit me trajnerin, me duket sikur kemi përjetuar më shumë. Ai ishte idhulli im, frymëzimi im”, ndërsa Iniesta e falënderoi “trajnerin dhe stafin e tij për gjithçka kanë bërë gjatë këtyre viteve”, duke kujtuar se sezoni ende nuk ka përfunduar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›