E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ton hashash ne Kakome

Uniformat blu të policisë kufitare të Sarandës kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në orët e vona të natës së mërkurë. Rreth 2 ton hashash është gjetur në një kamion të braktisur që ndodhej në Kakome me targa Vl 2269 C. Mësohet se policia nuk ka arritur të arrestojë poseduesit e lëndës narkotike pasi ata janë larguar me një gomone që ndodhej pranë zonës ku ishte ndaluar makina kur kanë hasur në prezencën e policisë. Paraprakisht mendohet se kjo sasi droge kishte për destinacion Greqinë ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e poseduesve dhe për të gjetur burimin e kësaj lënde narkotike. Hetimet e para të policisë janë përqendruar tek pronësia e makinës në të cilën u gjet lënda narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›