E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkeqesohet klima e biznesit

Raporti i fundit i Bankes Boterore Te besh biznes 2011 veren se reformat per permiresimin e klimes se biznesit ne Shqiperi gjate ketij viti jane ndalur.

Raporti i cili mbulon periudhen qershor 2009-maj 2010 thote se Shqiperia ka bere vetem nje reforme per te permiresuar klimen e biznesit e cila ka te beje me disa lehtesime ne procedurat e pageses se taksave.

Per rrjedhoje vendi jo vetem qe nuk e ka permiresuar pozicionin e tij ne rendiitjen e pergjithshme por e ka perkeqesuar ate duke zbritur nje vend me poshte ne renditje krahasuar me vitin e kaluar.

Shqiperia klasifikohet nga banka boterore si vendi i 82 me interesant per te bere biznes ne listen e 183 ekonomive boterore. Sipas Bankes Boterore Shqiperia ka avantazhe ne procedurat e thjeshtuara dhe kohen e shkurter te regjistrimit te bizneseve aksesin ne kredi dhe mbrojtjen qe u ofron investitoreve.

Por problematike mbeten mbyllja e bizneseve per te cilat banka e rendit shqiperine ne vendin e fundit ne listen e 183 ekonomive boterore. Dy pengesa te tjera per biznesin sipas bankes jane pagesat e komplikuara te taksave dhe lejet e ndertimit per te cilat Shqiperia renditet respektivisht ne vendin e 149 dhe ate te 170 ne bote.

Ne rastin e pageses se taksave bizneseve ne shqiperi u duhet te harxhojne me shume se 360 ore ne vit per te mbyllur procedurat me autoritetet tatimore. Ndersa me lejet e ndertimit ne Shqiperi nje biznesi i duhen 331 dite per te siguruar nje leje dhe per kete duhet te paguaje nje cmim qe eshte sa 3.8 here e te ardhurave mesatare per fryme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›