E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu KLD se kontrollon drejtesine

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise ritheksoi edhe njehere perpara nje auditori studenteesh se Shqiperia eshte vendi qe ka plotesuar me shume standarte ne rajon por qe mbetet vendi me korrupsion me te madh.

Ne kuader te marrjes se statusit kandidat te BE-se Spahiu kerkoi ndryshime ne Kushtetute. Ai tha se KLD aktualisht eshte vetem nje Keshill i Ulet i gjyqesorit dhe nuk i perafrohet asnje vendi te BE-se.

Ata te cilet kane hartuar ose kane ne dore vendimmarjen per te ndryshuyar Kushtetuten ose ti ndryshojne KLD-se emrin ta bejne Keshillin e Ulet te Drejtesise sepse nuk ka asnje kompetence per prokurorine Gjykaten e Larte ose te perqasin dhe te perafrojne kompetencat sic i kane realisht Keshillat e Larte te Drejtesise ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian tha Spahiu.

Spahiu u shpreh se Shqiperia ka vetem nje problem ate te konfliktit te tejzgjatur politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›