Fushata, Ceka: Prioritet i PAD, shkollimi i rinisë
Partia Aleanca Demokratike ka vijuar turin elektoral në qytetin e Elbasanit në një takim me forumin rinor të kësaj force. Në këtë takim kreu i PAD-së Ceka tha se prioritet i programit të tij qeverisës është shkollimi i rinisë.
ELBASAN- Me përfaqësuesit rinorë të Elbasanit, ka qenë ndalesa e radhës në takimet elektorale e kreut Aleancist Neritan Ceka. Gjatë takimit Ceka ka theksuar se prioritet i Aleancës Demokratike është rinia, shkollimi dhe punësimi i saj. “Ky forum, pret një ndryshim për të ardhmen dhe projekti i PAD-së është një projekt i cili favorizon rininë. Një ndër kto favorizimi konsiston edhe në lehtësimin për hapjen e bizneseve me mospagim taksash për 3 vitet e para”- theksoi Ceka. (a.r/news24/balkanweb)