Rama - Arvizu bisedojne per krizen

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka komunikuar dje me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu
Pas refuzimit te ofertes nga PD lideri i PS-se ka shprehur shqetesimin per krizen ne vend
TIRAN - Oferta e Partise Socialiste e cila u rrezua dje nga mazhoranca kishte gjetur konsensusin dhe ishte pershendetur nga nderkombetaret. Per kete arsye vetem pak minuta pas rrezimit te saj e majta ka nisur negociatat me nderkombetaret duke i informuar per ate qe ka ndodhur.
Mesditen e djeshme ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Aleksander Arvizu ka zhvilluar nje bisede telefonike me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Kjo bisede eshte fokusuar ne refuzimin e kerkeses se fundit te dorezuar nga socialistet ne Kuvend per ngritjen e Komisionit Hetimor mbi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.
Gjate bisedes kryesocialisti ka konfirmuar vullnetin e Partise Socialiste per ti dhene zgjidhje krizes politike sipas ofertes me te fundit te paraqitur prej tyre e cila bazohet edhe ne Rezoluten e Parlamentit Europian.
Ne kete bisede ai eshte shprehur se Partia Demokratike eshte ajo qe pengon nisjen e hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare. Per te ilustruar kete ai ka permendur se edhe shumica e Komisionit Hetimor qe kryeministri Sali Berisha eshte shprehur publikisht ne media per tia dhene opozites nuk i eshte dhene nga perfaqesuesit e mazhorances ne Komisionin e Ligjeve.
Ne kete telefonate kryesocialisti ka sqaruar te gjithe situaten aktuale mbi zvarritjen qe po i behet zgjedhjeve te fundit parlamentare qe po mban peng zgjedhjen e krizes politike. Telefonata ka zgjatur disa minuta dhe Rama ka shprehur shqetesimin per gjendjen ne te cilen eshte vendi. Nderkohe ai ka shprehur vullnetin per ti dhene zgjidhje krizes ashtu edhe sic nderkombetaret kane apeluar.
Zyrtare te Partise Socialiste nuk konfirmojne nese kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka pasur te tjera biseda me nderkombetaret. Por sipas tyre keto bisedime jane ne kuadrin e marredhenieve te bashkepunimit qe partia me e madhe ne opozite ka me perfaqesues se aleateve te ngushte te shtetit shqiptar per hir te interesave te vendit.
Biseda
Gjate bisedes kryesocialisti ka konfirmuar vullnetin e Partise Socialiste per ti dhene zgjidhje krizes politike sipas ofertes me te fundit te paraqitur prej tyre e cila bazohet edhe ne Rezoluten e Parlamentit Europian. Ne kete bisede ai eshte shprehur se Partia Demokratike eshte ajo qe pengon nisjen e hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Mblidhen juristet socialiste ne zyren e kryesocialistit Rama
Ligjvenesit e PS Nuk do te kete oferte tjeter
TIRAN - Lideri i socialisteve Edi Rama ka mbledhur dje ne zyren e tij anetaret e Komisionit te Ligjeve kryetarin e grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe nenkryetaret e grupit per te diskutuar mbi oferten e rrezuar nga Partia Demokratike paraditen e djeshme. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se ndonese eshte kerkuar nje riformulim i kerkeses aktuale sic e kerkoi kryeministri Sali Berisha nuk do te kete nje te tille.
Te njejtat burime theksojne se oferta e fundit eshte tashme e dorezuar nga socialistet dhe nuk do te kete me dokumente te tjera qe do te firmosen prej tyre pasi kane bere te gjitha leshimet qe mazhoranca ka kerkuar. Ne kete menyre ata kane vendosur qe ti lene afat deri diten e enjte mazhorances shqiptare per te reflektuar mbi kerkesen e fundit per ngritjen e Komisionit Hetimor ne te kundert do te kete nje mbledhje te strukturave te larta socialiste qe do te percaktoje aksionin e metejshem politik.
Kryetari i PS-se reagon ndaj refuzimit te ofertes nga mazhoranca
Rama Saliu refuzoi ato qe ka pranuar
TIRAN - Menjehere pas mbledhjes me juristet dhe zyrtare te larte socialiste kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se Saliu ska pranuar as ato qe ka pranuar deri sot duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne rezoluten e Parlamentit Europian. Berisha ka refuzuar te zgjidhe krizen sepse synon te vjedhe prape zgjedhjet.
Ka refuzuar te zgjidhe krizen me po ate kokefortesi qe refuzon opinionin e Komisionit Europian si nje platforme per ndryshimin e domosdoshem te rruges se qeverisjes se vendit ne funksion te integrimit europian - deklaroi kryesocialisti. Sipas tij kreu i mazhorances ka refuzuar te zgjidhe krizen duke u mbeshtetur mbi nje teresi argumentesh qe sjane argumente dhe shpifjesh e fyerjesh qe nuk e ndihmojne zgjidhjen e krizes e as nuk i bejne nder Shqiperise per kryeministrin qe ka.
Ka ende disa dite kohe dhe te enjten Kuvendi diskuton kete ceshtje bashke me mocionin per debat te kerkuar prej nesh per ti dhene nje mundesi te re Shqiperise ne rruges e integrimit duke adresuar mot a mot te gjitha ato qe ceshtje qe ne opinionin e KE-se trajtohen si probleme qe kane penguar hapjen e dyerve te BE per Shqiperine - u shpreh Rama.
Ne fakt nenvizoi ai nuk eshte balta qe i hidhet perdite opozites ajo qe mund te mbuloje balten qe zhyten perdite Shqiperia e shqiptaret per fajin e Sali Berishes.
Opozita e Bashkuar i le kohe shumices shtyn protesten qe do te zhvillohej sot ne Fier
Opozita Mazhoranca te reflektoje deri te enjten
TIRAN - Opozita e Bashkuar ka vendosur dje lenien e kohes se reflektimit per mazhorancen deri diten e enjte kur eshte edhe seanca per votimin e ngritjes se Komisionit Hetimor per zgjedhjet dhe me pas do te vijoje aksionin e saj te pandalshem te protestave.
Ne mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme ishin te pranishem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama Skender Gjinushi PSD Paskal Milo PDS Spartak Ngjela PLD Nard Ndoka Partia Demokristiane Petro Koci PSV 91 Ervin Mete G99 si edhe Edlir Petanaj Partia e Gjelber dhe Kurt Kola.
Pas takimit qe zgjati perreth 60 minuta perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Prec Zogaj deklaroi se nje qeveri qe refuzon hetimin parlamentar te votes heq dore nga e drejta per ti organizuar zgjedhje.
Opozita e Bashkuar diskutoi per situaten e re qe eshte krijuar pas refuzimit qe mazhoranca dhe kryeministri Berisha i ben ofertes se re te opozites per te bere hetim parlamentar te kutive te materialeve zgjedhore. Situata eshte shume e rende jemi te alarmuar me kete qendrim - shprehu shqetesimin Zogaj.
Sipas tij nje qeveri qe refuzon hetimin parlamentar te votes praktikisht i heq te drejten vetes qe te organizoje zgjedhje dhe per kete arsye Opozita e Bashkuar serish thekson se kjo qeveri nuk mund ta coje vendin ne zgjedhje.
Ai theksoi se ky eshte nje qendrim qe ka vene ne rrezik te plote zgjedhjet e ardhshme lokale dhe jo vetem lokale por edhe zgjedhjet politike. I pyetur se cfare do te beje Opozita e Bashkuar pas ketij refuzimi Zogaj theksoi se do te vazhdoje betejen e saj per te cliruar zgjedhjet e lira ne Shqiperi nga te gjitha format e manipulimeve.
Do te jete nje beteje serish e kombinuar parlamentare beteje ne sheshet e protestave nepermjet protestave me faktorin nderkombetar. Pra do intesifkojme betejen tone do te bejme gjithcka qe mund te beje nje opozite per te cliruar zgjedhjet. Natyrisht qe pergjegjesia tani eshte plotesisht ne krahun e mazhorances - deklaroi ai. Per shkak te lenies se kohes te reflektimi per mazhorancen protesta e planifikuar per diten e sotme ne Fier eshte shtyre pas dites se enjte.