Përkeqësohet situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar, ndërsa era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Zjarri po përparon në drejtim të zonave të banuara, duke rrezikuar fshatrat Rras dhe Zimaj.
Forcat zjarrfikëse, efektivët e ushtrisë dhe strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.
/rtsh.al/