Grabitet arka e ujit kercenoi punonjesen me arme
Një grabitje me armë ka ndodhur mesditen e se premtes në një pikë të pagimit të faturave të ujësjellës kanalizimeve në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bako Dervisha, në afërsi të Shkollës së Baletit ku një grabitës ka kërcënuar me armë zjarri punonjësen e kësaj pike, e cila e traumatizuar i ka dhënë të gjithë shumën që dispononte arka rreth 1 milionë lekë të vjetra.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje mori në pyetje punonjësen e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Kjo nuk është grabitja e parë që ka ndodhur në këtë pikë, pasi sipas policisë ajo rezulton të jetë grabitur edhe dy herë të tjera gjatë vitit të shkuar.
Azhornuar së fundi ( e premte , 30 shtator 2011 )