Perkujtohen martiret e fjales se lire

Përkujtohet dy poetët librazhdas, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në kuadër të 35 vjetorit të pushkatimit të tyre. Në konferencën shkencore të organizuar nga institute i krimeve të Komunizmit morën pjesë familjarë, të afërm , studiues dhe shkrimtarë. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi tha se vepra dhe vuajtjet e këtyre poetëve nuk duhen parë të ndara.
Ndërsa Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj tha se vepra e Blloshmit dhe e Lekës do të jenë më gjerësisht të përfshirë në kurrikulat shkollore.
Studiuesi Mark Marku u shpreh se duhet të përqendrohemi më së shumti te vlerat estetike të veprave të tyre, pasi ato qëndrojnë me dinjitet krah shkrimtarëve modern evropian.
Dy martirët e fjalës së lirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan për shakak se në poezitë e tyre njëri pasqyrohej Shqipëria e egër e asaj kohe dhe tjetri sepse shprehte nota pesimizmi në veprën e tij. Në qeli të veçanta ku rrinin, atyre u lidhen këmbë e duar, u vendoset helmeta në kokë dhe u dyfishohen rojet. Ditë-netë-javë të tëra në një gjendje të tillë të tmerrshme. Edhe e drejta për të përtypur dy kafshatë bukë, megjithëse ata nuk kishin uri e etje, nuk mund të realizohej. Edhe këtë shërbim ua kryenin policët e dubluar…Poetët, e jo vetëm ata, e kanë kuptuar se shpresa për falje jete, tashmë do të ishte vetëm një shpresë. Thuhet për çdo rast e për çdo rrethanë se, shpresa vdes e fundit…