E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Heqja e imunitetit hap drejt statusit kandidat

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kërkoi nga palët politike që të përdorin me eficensë kohën e mbetur, në funksion të përbushjes së detyrimeve për integrimin në BE. Kështu, duke iu referuar pikërisht këtij objektivi, kreu Meta i bëri apel forcave parlamentare që të gjejnë konsensusin mes tyre, me qëllim që në 6 gusht të zgjidhet çështja e imunitetit.
“Heqja e imunitetit është një hap deçiziv drejt statusit kandidat. Ndaj duhet që të zgjidhet përfundimisht në 6 gusht. Palët të votojnë me konsensus ndryshimet”, vuri në dukje Meta, gjatë një komunikimi me mediat. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›