Përkujtohen poetët e pushkatuar

Me një konferencë shkencore, të organizuar nga Instituti për Krime të Komunizmit, në 35-vjetorin e vrasjes së tyre nga regjimi komunist shqiptar janë përkujtuar dy poetët e pushkatuar librazhdas, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Në konferencë ishin të pranishëm familjarë të poetëve të vrarë, si dhe studiues e shkrimtarë, ministra e politikanë. Fjalime rasti mbajtën ministri shqiptar i Kulturës, Aldo Bumçi, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, studiuesi Mark Marku, etj.
Sipas ministrit Bumçi, vepra dhe vuajtjet e këtyre poetëve nuk duhen parë të ndara, ndërkohë mnistri Tafaj njoftoi se veprat e Blloshmit dhe e Lekës do të përfshihen më gjerësisht në kurikulat shkollore. Nga ana tjetër, Marku përkujtoi se duhet përqendruar më shumë tek vlerat estetike të veprave të tyre, meqë ata qëndrojnë dinjitetshëm përkrah shkrimtarëve modernë evropian.
Ndryshe, poetët Blloshmi dhe Leka u pushkatuan për shkak se pasqyrimit të realitetit të asokohshëm shqiptar. Bllomshi pasqyronte Shqipërinë e egër të asaj kohe, ndërkaq në poezitë e Lekës dominonte pesimizmi.