Përkujtohen viktimat e gjakmarrjes, në 22 vjet u vranë 5700 persona
Shkodër- Gjakmarrja gjatë 22 viteve të fundit u ka marrë jetën mbi 5700 personave. Për këtë arsye në nderim të Maries 17- vjeçare, Pastorit Dritan Prroni, dhe të shumë personve të tjerë është zhvilluar një konference në Shkodër, ku dhe është diskutuar për këtë fenomen shqetësues.
Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e viktimave. Ata kanë kërkura që të luftohen rregullat e Kanunit, pasi sipas tyre po merren shumë jetë të pafajshme.
“Ne duhet të kuptojmë se lufta jonë nuk është kundër njerëzve, nuk është kundër atyre që vrasin për shkak të gjakmarrjes, por është kundër mentalitetit që në emër të një fenomeni mesjetar po përpiqet që të marr jetët e njerëzve”, tha Elona Prroni, bashkëshortja e pastorit.
Nuk kanë munguar edhe përfaqësuesit e Dioqezës së Shkodrës. Arqipeshkvi i saj Angelo Massafra, u shpreh se jeta është e shenjtë dhe Kishës nuk i kishte mbetur tjetër gjë vetëm të miratonte dekretin ku i shkrishëron të gjithë personat që vrasin për gjakmarrje.
Sipas të dhënave të kësaj konference, vetëm në dy dekadat e fundit janë vrarë 5200 persona, 1200 të tjerë janë të ngujuar, mes të cilëve 130 janë fëmijë.
/IDEA/