Shitja e “Partizanit”, MM: Në përputhje me vendimet e Komisionit

Ministria e Mbrojtjes u është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla për shitjen e pronave të ushtrisë, dhe në mënyrë të vecantë shitjen me 100 mijë euro të “Partizanit”.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e deputetit Balla duke theksuar se ky institucion ashtu sic ka shkurtuar numrin e ushtrisë, duke qenë pjesë e NATO-s, përputhje me këtë do të mbajë dhe pronat që i nevojiten.
“Deklara e fundit e deputetit Balla tregon se ai dhe PS ndiejnë nostalgji për ushtrinë e Enver Hoxhës. Sot ushtria përbëhet nga 11 mijë anëtarë dhe në këto kushte FA do të mbajë shumë herë më pak prona në funksion të nevojave të tyre. Përgatitja e dosjeve për cdo pronë bëhen nga komisionet për vlerësimet e pronave” theksohet në deklaratë.
Sipas Ministrisë një pjesë të pronave të ushtrisë i kanë kaluar AKKP-së në mënyrë që një pjesë e tyre të përdoret për kompesimin fizik të ish-pronarëve, ndërsa lidhur me rastin e “Partizanit” MM deklaroi se ka pasur 10 vendime të komisionit për vlerësimin e pronave në favor të ish pronarëve dhe në përputhje me to ka vendosur dhe MM.
“Për “Partizanin” ka pasur 10 vendime të komisionit në favor të ish pronarëve dhe MM ka vendosur në përputhje me këto vendime. Balla po dezinformon publikun. MM dhe Ministritë e tjera të përfshira në këtë proces nuk paragjykojnë të drejtat e ish pronarëve për pronat e tyre, pavarësisht se cilës parti i përkasin” deklaroi MM.