Perkujtohet 100 vjetori i lindjes se kinastit te pare shqiptar
Përkujtohet në Arkivin Qendror të filmit 100 vjetori i lindjes së kinastit, Mandi Koçi. Me këtë emër është e lidhur ngushtë kinematrografia shqiptare, pasi ky është operator, i cili xhiroi filmin e parë shqiptar “Tana” . Asistenti dhe bashkëpunëtori i tij, operatori, Ilia Terpini shpreh vleresime për kinastin, i cili e zbuloi si operator.
Ndërkohë që nipi i tij, Robert Vullkani na bën me dije se nga arkivi i tij nuk disponojnë asgjë, pasi gjithçka iu sekustrua pas dënimit të tij.
Mandi Koçi lindi në Voskopojë të Korçës, më 17 janar 1912, në një familje zanatçinjsh. Më 1936-n hap në Korçë të parën studio fotografike me korrent. Me aparatin e tij do të fiksonte momente të rëndësishme historike si demonstrata e bukës, pushtimin fashist në Korçë etj. Më 1942-shin do të bëhej pjesë e brigadës i partizane.
Gjatë viteve 1945-1947 studion mbi kamerën e filmit në studion e “Zvezda film” në Beograd dhe në vitin 1947 xhiron kronikat dhe filmat e parë dokumentarë në Shqipëri. Gjatë vitit 1946 e në fillim të vitit 1947, Maku xhiron së bashku me kineaste çekë, jugosllavë, rusë, e më pas edhe i pavarur, disa kinoditarë kryesisht me tematikë politike e propagandistike. Viti 1947 shënon për Makun hapjen e ekspozitës vetjake fotografike në Moskë (Rusi), që përbën të parën ekspozitë të këtij lloji jashtë vendit. Maku xhiron rreth 15 filma dokumentarë dhe punon si operator (drejtor fotografie) në filmin me metrazh të shkurtër “Qeshim me veten tonë”, me skenar të Dionis Bubanit, e më pas i filmit të parë artistik shqiptar me metrazh të plotë, “Tana”, 1957. Në vitin 1960 përjashtohet nga kinostudioja “Shqipëria e Re”, arrestohet nga Sigurimi i Shtetit dhe dënohet për politikë me 20 vjet burgim, për “agjitacion e propagandë” dhe për “bashkëpunim me një spiune polake, e cila i sjell një letër nga e bija në Bashkimin Sovjetik”. Në atë kohë, Koçi nuk do të ishte ndër të vetmit që e pësuan për shkak të martesave me gra ruse. Pas kryerjes së dënimit del nga burgu, në vitin 1980. Vitet e fundit të jetës, kineasti dhe fotografi i talentuar i kaloi në vetmi, në një azil pleqsh. Më tej, emrin e operatorit të parë shqiptar do ta pllakoste harrimi, për t’u ringjallur sërish herë pas here në ndonjë përvjetor, a ndonjë libër mbi fotografinë apo kinemanë.