Themelohet Akademia e re e Arteve dhe Shkencave
Themelohet Akademia e re e Arteve dhe Shkencave. Në përbërje të saj janë emra të shquar të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare, si president nderi është zgjedhur shkrimtari i shquar i letrave shqipe Ismail Kadare. Kjo akademi sipas presidentit, Ksenofon Kristafi është krijuar me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijmtarinë kulturore dhe shkencore dhe letrare të realizuar në trojet shqiptare dhe diasporë dhe ku vëmendje e veçantë do t’i kushtohet veprimtarive në kuadër të 100 Vjetorit të Pavaresisë.