Përkujtohet 35-vjetori i pushkatimit të dy poetëve Blloshmi dhe Leka

Përkujtohet 35-vjetori i pushkatimit nga regjimi komunist i dy poetëve Vilson Blloshimi dhe Genc Leka. Cermonia është zhvilluar në ambjetet e akademisë së shkencave,me pjesëmarrjen e shumë figurave akademike, të cilët vlerësuan veprën e dy poetëve të rinj, që me letërsinë e tyre arritën të dilnin nga kthetrat e diktaturës. Simon Miraka, kreu i institutit të përndjekurve politik,krahas vlerësimit për dy figurat, shprehu shqetësimin se edhe pas 20 vitesh dënuesit e Vilsonit dhe Gencit nuk kanë marrë dënimin, përkundrazi vlerësohen apo për më tepër ndodhen në funksione të larta politike.
I pranishënm në këtë cermoni Mark Marku shprehu se këtyre dy poetëve i duhet dhënë vendi që i takon në letërsinë shqipe.
Ndërsa për ministrin e kulturës Aldo Bumçi ky nuk është një përvjetor i thjeshtë, pasi duhet bërë një vlerësim më i gjërë. Për periudhën kur këta njerëz janë dënuar, por edhe periudhën post komuniste,ku personat që kanë dënuar nuk kanë marrë atë që meritojnë.
Të pranishëm ishin edhe ministri i arsimit Myqerem Tafaj, ish ministri i kulturës Bujar Leskaj si dhe figura të tjera akdemike si shkrimtarë dhe aktorë.