E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigranti shqiptar fiton betejën me shtetin grek

Një emigrant shqiptar ka fituar betejen me shtetin grek në Strazburg në lidhje me vendimin për dëbim nga ky vend.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dha të drejtë shtetasit shqiptar Arben Lisa dhe vendosi gjobitjen për shtetin Helen ne 12 mijë euro. Shteti grek duhet të paguajë këtë shumë tek emigrant shqiptar si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut si dhe 1.500 euro për shpenzime .
Emigranti kishte jetuar ligjërisht për disa vite në Greqi me leje të rregullt qëndrimi, që i kishte rinovuar radhazi midis viteve 2003 dhe 2010.

Ndërsa në 20 prill 2010 kishte bërë kërkesë për rinovim të lejes, gjë që nuk iu mundësua. Emigranti shqiptar u arrestua nga autoritetet greke me pretendimin se kishte një leje qëndrimi të skaduar dhe pastaj u dërgua në Shqipëri.
Ditë më parë një raport të organiztaës Human Rights Wahtch theksohej se sulmet ksenofobie ndaj emigrantëve dhe refugjatëve po kthehen në një fenomen shqetësues në Greqi ndërsa thekosohej se gjykatat greke dhe policia nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›