E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, mbytet në liqen 13-vjeçari

Një 13-vjeçar nga Konispoli është mbytur mesditën e sotme në një liqen në Sarandë.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Mursi ku 13-vjeçari Amarildo Dishati kishte hyrë për tu larë në liqenin e fshatit por pa mundur të dalë dot prej andej.
 

Mësohet se 13-vjeçarit i kishte ngecur këmba në baltën e liqenit ndërsa shoku që e shoqëronte nuk ka mund ta ndihmojë pasi nuk dinte not.  Ndërkohë trupi i pajetë i 13-vjeçarit është nxjerrë nga uji nga banorët e fshatit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›