Përkujtohet Enver Maloku

Në 14-vjetorin e vrasjes, sot përkujtohet veprimtari i njohur politik dhe gazetari e publicist i shquar Enver Maloku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e Kryesisë qendrore të kësaj partie do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora lulesh te përmendorja e Enver Malokut. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, afër banesës së tij në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. /Indeksonline/