E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, një i ri mbytet në ujërat e lumit Drini i Zi

I nxehti afrikan që ka zënë rrënjë në vendin tonë ka shtuar ndjeshëm rastet e mbytjeve në vend. Mesditën e sotme një person ka gjetur vdekjen, teksa është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi, në komunën Muhur të Dibrës. Viktima është 24-vjecari, Ervin Karasani, i cili mendohet se ishte futur në lumë për tu larë, por nuk ka mundur të dalë më prej aty. Ndërkaq mësohet se forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur më shumë detaje rreth shkaqeve të mbytjes së të riut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›