Perkujtohet ne Shkoder 145 vjetori i lindjes se Ndre Mjedes
Fshati Kukël, rreth 30 kilometra larg qytetit të Shkodrës, vendi ku Ndre Mjeda ushtroi aktivitetin e tij si meshtar, poet dhe atdhetar, së shpejti do të ketë statusin “Monument Kulture”. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili mori pjesë në aktivitetet përkujtimore të zhvilluar në Kukël kushtuar 145 vjetorit të lindjes së personalitetit të madh të kulturës shqiptare, poetit, Dom Ndre Mjeda, organizuar nga famullia e këtij fshati, komuna Bushat dhe qeverisja vendore.
Ministri Bumçi tha se Rilindja Kombëtare është një nga momentet më të ndritura të historisë së kombit tonë, sepse u lartësuan vlerat e identitetit të këtij kombi. “Ajo rilindje nuk do të vinte nëse nuk do të kishte njerëz si kolosi Ndre Mjeda dhe të tjerë që në atë moment morën mbi supe aspiratat, ëndërrat e një kombi dhe realizuan atë që ne sot kemi këtë shtet, këtë komb. Gjithçka është në sajë të tyre, po të mos ishin ata nuk do të kishte rilindje kombëtare, nuk do të ishim ne sot këtu”, theksoi Bumçi.
Zoti Bumçi bëri të ditur se me iniciativën e Dom Nuk Ukgjinit dhe profesor Mentor Qukut, i cili me vepren e tij e ka ringjallur Mjeden, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë hapat dhe është në udhë projekti për të shpallur këtë kompleks, vendin ku ka jetuar, punuar dhe ushtruar detyrën e tij të meshtarit, kishën, Çelen dhe mjedisin përreth “Monument Kulture”. Ai theksoi se institucioni që ai drejton do të vijojë të mbështesë në vazhdim edhe ngritjen e muzeut të Mjedes, i cili do të përfshijë në të njëjtën kohë edhe zonën në fjalë, veshjet shumë interesante dhe me traditë të hershme, të cilat do të jenë pjesë e një Muzeu Etnografik.
Ministri Bumçi vuri në dukje se Ministria e Kultures ka nënshkruar një marrëveshje me sektorin e pelegrinazhit dhe me shtetin e Vatikanit, të cilët e kanë perfshirë Shqipërinë në listen e rrugës së lashtë që të çon në tokën e shenjtë. “Shqipëria është përcaktuar si vend pushimi për ata që do të vijnë nga veriu apo perëndimi i Europës për të ndaluar në Shqipëri dhe për të marrë rrugën drejt tokës së shenjtë”, tha ministri Bumçi.
Për figurën dhe vepren e Dom Ndre Mjedes folën në këtë aktivitet edhe drejtuesit vendorë, deputetë, studiuesi i mirënjohur i vepres së Mjedes, profesor Mentor Quku, ndërkohë për të pranishmit u interpretuan valle karakteristike të zonës, si dhe këngë dhe recitime me pjesë nga veprat e Mjedes.