E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet themelimi i Republikës Popullore të Kinës

Ekspertët vlerësuan modernizimin e njëres prej fuqive më të mëdha ushtarake të botës. Vëmendja kryesore u përqendrua tek raketa e tipit "Dongfeng 21C", që mund të detyrojë aeroplanmbajtëset amerikane të ruajnë një distancë më të madhe, nëse raketa shndërrohet me sukses në një raketë balistike kundër anijeve (ASBM).
    
Kjo do të vështirësonte mundësitë dhe rrugën për SHBA-në që t'i vijë në ndihmë Tajvanit, në rast të një konflikti të mundshëm.
    
"Parada përbën një sinjal të qartë për Tajvanin. Variacioni dhe cilësia e armëve të reja në zotërim duhet të jetë frikësuese për zyrtarët ushtarakë të Tajvanit", u shpreh Wendell Minnick, shefi i Zyrës Aziatike të Lajmeve në Fushën e Mbrotjes, gjatë një deklarate nga Tajpei.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›