E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr telegram nga kryeministri australian e rumun

Në këtë mesazh shprehet qartë gatishmëria e Kryeministrit australian për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin politik të ndërsjellë.

 “Kryeministri i Australisë, zoti Kevin Rudd, i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Berisha, vetëm pak ditë pas takimit bilateral të Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit australian Rudd, në New York, gjatë vizitës së Kryeministrit Berisha në SHBA. Në këtë mesazh shprehet qartë gatishmëria e Kryeministrit australian për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin politik të ndërsjellë”, shkruan kryeministri australian.

Ndërkohë, telegram Berisha ka marrë edhe nga Kryeministri rumun zoti Emil Boc, me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e kryeministrit.

“Përfitoj nga rasti të shpreh besimin tim se dialogu bilateral midis Rumanisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të karakterizohet nga e njëjta frymë e hapur dhe miqësore. Marrëdhëniet e mira politike duhet të plotësohen nga një bashkëpunim praktik në fusha me interes të përbashkët. Bashkëpunimi ekonomik do të mbetet një ndër prioritete tona. Ne duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta, për të tejkaluar sfidën e rënies së ekonomisë globale, përmes rritjes së kontakteve në nivele të ndryshme.Unë dëshiroj tu siguroj ju se Rumania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë  në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Në këtë drejtim ne jemi të gatshëm tu ofrojmë eksperiencën tonë në përmbushjen e kushteve të kërkuara për arritjen e këtij objektivi madhor”, shkruan Boc, kryeministir i Rumanisë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›