E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet ushtari amerikan i vrarë në Frankfurt

Në bazën ushtarake ajrore amerikane Ramstein në Gjermani u mbajt ceremonia përkujtimore për ushtarin 21 vjeçar nga Virxhinia, i cili u vra javën e kaluar nga një ekstremist islamik në aeroportin e Franfurtit.

Prokurorët thonë se Zachary R. Cuddeback u qëllua për vdekje nga 21 vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, i cili donte të vriste amerikanë si hakmarrje për misionin në Afganistan.

Cuddeback, nga shteti Illinois, ishte shofer i autobusit që duhej t`i transportonte 15 ushtarakët në bazën Ramstein për t`u dërguar në Afganistan.

Për nesër është parashikuar një shërbesë tjetër në bazën ajrore Lakenheath në Angli, ku ishte duke qëndruar viktima e dytë, Nick Alden, 25 vjeç, nga Karolina e Jugut.

Varrimi i tyre do të bëhet më vonë në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›