E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perla Baptistë” i mjafton skuadrës romane

Romë - Hulio Baptista i mjafton skuadrës së Romës për të marrë një trepikësh në ndeshjen e prapambetur të javës së nëntë me Sampdorian. “Perla e Zezë” arrin të mposhtë dy herë portierin Kastelaci, duke i ngjitur verdhekuqtë në kuotën e 27 pikëve.

Megjithëse Roma luajti me shumë mungesa, për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, u tregua më superiore se miqtë gjatë gjithë takimit. Goli i parë do të vinte në minutën e 21-të nga braziliani Hulio Baptista. Në pjesën e dytë do të ishte përsëri “Bisha” që do të shënonte golin e dytë për nënkampionët e Italisë në minutën e 8-të.

Me këtë trepikësh Roma ngjitet në vendin e 8-të më 27 pikë, ndërsa Sampdoria vazhdon të mbesë në vendin e 14-të me 20 pikë.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha të dhënat e këtij takimi. Bashkangjitur me lojtarët janë edhe notat e tyre të dhëna nga specialistët e rrjetit Mediaset Sport.

Roma-Sampdoria 2-0

21', 53' Baptista

Roma (4-3-2-1): Artur 6; Cicinho 6 (84' Cassetti sv), Panucci 6.5, Juan 6, Riise 6; Taddei 6 (72' Aquilani 6), De Rossi 6.5, Brighi 6; Perrotta 6, Pizarro 6.5; Baptista 8 (89' Menez sv). Trajner: Spalletti.

Sampdoria (3-5-2): Castellazzi 6,5; Lucchini 5, Gastaldello 5 (64' Padalino 5), Accardi 5; Stankevicius 5,5, Sammarco 5 (60' Palombo 5), Delvecchio 5,5, Dessena 5, Ziegler 5 (70' Pieri 5); Cassano 5,5, Bellucci 5. Trajner: Mazzarri.

Gjyqtar: Tagliavento

Të verdhë: Perrotta, Aquilani (R), Dessena, Gastaldello, Lucchini (S)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›