Barroso bën presion për furnizimin me gaz
Bruksel - Në grindjen e Rusisë dhe Ukrainës për gazin presidenti i Komisionit të BE- së Barroso e ka ashpërsuar tonin. Në parlamentin evropian në Strasburg ai tha se nqs të dy vendet do të vazhdojnë të mos i plotësojnë detyrimet e tyre, Komisioni do t´u rekomandojë sipërmarrjeve të prekura, që ta çojnë çështjen në gjyq. BE do të intensifikojë përpjekjet për sigurimin e energjive alternative. Rinisja e furnizimit me gaz rus përmes Ukrainës dështoi të martën. Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin. Nga ndërprerja e furnizimit janë të prekura sidomos Sllovakia dhe Bullgaria. Kryeministrat e këtyre dy shteteve takohen sot në Moskë me Kryeministrin rus Putin. DW