E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

Tiranë - Shqipëria ka fituar 3 pozicione nga klasifikimi i muajit të mëparshëm në renditjen e FIFA-s. ajo është radhitur në vendin e 78-të sipas renditjes së publikuar në faqen e FIFA-s, ndërkohë që një muaj më parë ishte në pozicionin e 81-të. Pavarësisht se gjatë kësaj periudhe nuk ka patur asnjë ndeshje, përfaësuesja kuq e zi ka arritur të fitojë 424 pikë vetëm për periudhën mes 17 dhjetorit dhe 14 janarit. Kundërshtari i Shqipërisë, në eleminatoret e Botërorit, i pozicionuar më mirë, është Portugalia, që renditet në vendin e 11-të duke mos ndryshuar renditjen nga muaji kaluar. Kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë në eleminatoret e Botërorit ‘Afrika e Jugut 2010’, kanë fituar pozicione këtë muaj. Suedia ka fituar 1 pozicion duke u renditur në vendin e 31-të. Danimarka ka fituar gjithashtu 1 pozicion duke u renditur në vendin e 36-të. Hungaria është renditur në vendin e 47-të dukë mos ndryshuar pozicionin e muajit të kaluar. Vetëm Malta e renditur në vendin e 148-të ka humbur një pozicion këtë muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›