Përleshen Chris Brown dhe Frank Ocean

Chris Brown dhe Frank Ocean janë përfshirë në një përleshje. Ngjarja besohet se ka nisur derisa të dy artistët ishin në studion muzikore Westlake në Los Angeles.
Chris ishte duke e dëgjuar një mikun e tij kur papritur u ndalua nga Frank dhe disa shokë të tij.
Sipas medieve amerikane, Frank i tha këngëtarit, “Kjo është studio ime, këtu është vendi ku unë parkoj veturën”.
Chris u mundua ta qetësonte situatën duke i shtrënguar dorën 25 vjeçarit por nuk kaloi mirë me grupin e Franc-ut.
Frank i cili është vetdeklaruar homoseksual, pastaj i shkoi mbrapa këngëtarit të hitit “Don’t Wake Me Up” i cili pastaj e shtyu për ta larguar.
Situata pastaj u acarua dhe në vendngjarje dolën policia por asnjërin nga artistët nuk i gjeti aty.
Më pas besohet se policët e kanë marrë deklaratën e Frank por për asnjërin nuk ka pasur fletë arrest.