E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taylor Swift reklamon pijet dietike

“Dua të ndajë me ju disa lajme pasi që më në fund po e bëjmë zyrtare dhe ka të bëj me njërën nga dashuritë e mëdha të jetës sime”.

Kështu nisi një video mesazh i këngëtares dhe nuk po bëhet fjalë për Harry Stylesm ose Conor Kennedy, ose Taylor Lautner, Jake Gyllenhaal, Joe Jonas, John Mayer, Eddie Redmayne, Tim Tebow, Chord Overstreet … ose ndonjë nga të dashurit e tjerë të saj që ndoshta i kemi harruar. 

Dashuria e madhe e Swift është Cola Cola dietike.

“Ne kemi qenë në bisedime në lidhje me këtë bashkëpunim prej kohësh. Do të ketë gjëra të ndryshme aty”, vazhdoi ajo duke treguar se tashmë zyrtarisht do të jetë fytyra promovuese e kësaj pije.

Ky lajm vie pak kohë pasi që u konfirmua se Beyonce do të jetë fytyra promovuese e kompanisë Pepsi. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›