E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshen motrat Kardashian

Këta muajt e fundit, motrat Kardashian kanë qëndruar në Majemi ku përveq që janë kënaqur me jetën luksoze, ato kanë xhiruar edhe epizode të të reja shout të tyre, “Keeping Up With Kardashians”, trejlleri i të cilit ka dalë këto ditë.

Në trejller, përveq momenteve më të mira që vajzat kanë kaluar atje, ka edhe një pjesë ku Kim dhe Kortney përfshihen në një sherr mes vet për të cilin nuk dihet se për çfarë arsye ka ndodhur.

Bazuar në këto fotografi, vajzat duket sikur po rrihen me njëra tjetrën e duke marrë parasysh dëshirën e tyre për më shumë dramë, ndoshta këto skena janë vetëm një improvizim i tyre sa për ta bërë situatën më interesante.

Situata të tjera pasqyrojnë Kloe më burrin e saj, Lamar të cilët shijojnë momente intime në një vaskë të ngrohtë.

E ndërkaq, Kourtney, përveq se me burrin e saj Scott, shihet edhe me një burrë të panjohur duke u argëtuar në plazhë.

Muajt e motrave Kardashian në Majemi kanë qenë një luks i vërtetë për to por, ishin fqinjtë ata të cilët nuk janë ndier të kënaqur me praninë e tyre atje. Qysh në fillim kur ato janë vendosur në vilën e tyre në Majemi, kanë nisur ankesa, sidomos kundër Kim për shkak që sipas tyre, ajo po e prish reputacionin e lagjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›