E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet marramendëse të familjes Beckham

Krishtlindjet për familjen e, David Becham padyshim që po festohen skajshmërisht ndryshe nga çfarë po kalojnë të famshmit botërorë këto ditë.

Ai dhe Victoria, së bashku me katër fëmijët e tyre, krishtlindjet po i kalojnë në, ishujt Maldive në disa vila super lukzoze.
250,000 funte është kostoja e pushimit luksoz të Becham-ëve në resortin, “One&Only Reethi Rah” në Maldive.

Bëhet e ditur se David dhe Victoria kanë zgjedhur vilën më të shtrejtë duke paguar, 8,600 funte për një natë ndërkaq, ata kanë rezervuar edhe tri vila të tjera duke paguar nga 3,700 funte për secilën, për një natë.

217,000 funte familja Becham i ka paguar vetëm vilat luksoze pa përfshirë ushqimin për të cilin kanë shpenzuar nga 150 funte për një person.

Resorti luksoz ku ata po qëndrojnë është i pajisur edhe me qendra tenisi, qendra SPA, e gjëra të tjera për qejfin e Beckham-ëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›