E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshen nxenesit, nje i plagosur

Fier- Frike dhe pasiguri ne shkolla, nxenesit bien preh e sulmeve te dhunshme. Dy te mitur te shkolles "Andon Xoxa" ne Fier, jane perleshur ne oborr ndersa jane perdorur edhe armet e ftohta. Per pasoje, nje 13 vjecar eshte plagosur rende, kurse autori dhe nje shok i tij, u ndaluan 30 minuta pas ngjarjes nga policia vendore. Ngjarja ka tronditur jo vetem nxenesit dhe mesuesit, por edhe prinderit qe jane interesuar per femijet e tyre. Burime zyrtare thane se i plagosuri Ervis Manaj eshte vetem 13 vjec, nxenes i klases se shtate, kurse i dyshuari Endri Nushi, 14-vjec, nxenes i klases se tete. Dy te miturit ishin konfliktuar edhe disa dite me pare me njeri-tjetrin, kurse drejtoria e shkolles kerkon prezencen e policise, per ruajtjen e rendit e sigurise.

Ngjarja

Rreth ores 10:30, pak minuta pasi kishte perfunduar pushimi i gjate, nxenesit e klases se shtate kane dale per te bere oren e fizkultures. Ne grup ata i jane drejtuar kalcetos, qe ndodhet vetem pak metra nga godina e "Andon Xoxes". Pikerisht ne kete moment, Ervis Manaj eshte ndeshur me Endri Nushin. Ne korridorin e ngushte te kalcetos, te miturit kane debatuar me fjale dhe Manaj sipas rrefimit te shokeve i ka thene Nushit, se perse e shikonte shtrember. "Ne momentin qe Ervisi i tha keto fjale, Endri nuk ka pritur me gjate, por duke mos i folur ka nxjerre thiken duke e qelluar dy here ne bark dhe kurriz", i thane nxenesit deshmitare, grupit hetimor. Menjehere pas krimit, i dyshuari eshte larguar me shpejtesi se bashku me nje shokun e tij qe e ka ndihmuar ne kete grindje, duke sulmuar 13-vjecarin. Kane qene shoket e klases qe kane thirrur mesuesit dhe drejtorin e shkolles, ndersa nxenesit, i eshte dhene ndihma e pare duke e derguar ne Spitalin Rajonal te Fierit.

Hetimet

Ngjarja ka tronditur edhe efektivet e policise vendore, qe jane gjendur brenda pak minutash ne shkollen "Andon Xoxa". Fillimisht ata kane marre ne pyetje nxenesit dhe me pas kane shkuar ne spital, ku kane pyetur edhe te demtuarin. Burime zyrtare u shprehen se brenda 30 minutash eshte bere ndalimi i te dyshuarit Endri Nushi, jo shume larg baneses se tij dhe nje tjeter bashkemoshatari te dyshuar si bashkepunetor ne krim. Gjate marrjes ne pyetje te nxenesve dhe mesuesve te shkolles, ka rezultuar se te miturit ishin grindur disa dite me pare me fjale e fizikisht, derisa dje mosmarreveshjet jane zgjidhur me perdorimin e armeve te ftohta. Mesuesit dhe drejtori i shkolles kane deshmuar se i dyshuari njihej si nxenes problematik dhe se do te merreshin, masa per ndeshkimin e pergjegjesve. Po keshtu mesohet se policia ka marre ne pyetje edhe prinderit e 14-vjecarit, pasi ai eshte i mitur.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›