E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin me arme piken e karburantit

Elbasan- Aventure e rrezikshme per dy adoleshente nga Belshi i Elbasanit, qe pas maskimit kane grabitur nje pike karburanti ne zonen e tyre. Policia ka shpallur ne kerkim te dyshuarin E. S., 18 vjec, pasi ne bashkepunim me nje shokun e tij, ende te paidentifikuar, kane grabitur karburantin EIDIO, ne zonen e Belshit. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne vendin e quajtur "Kthesa e Kucoves", ne Kosove. Dy te rinj, te hipur ne nje motor pa targa, i jane afruar pikes se karburantit ne pronesi te I. Hysa, 53 vjec. Fillimisht ata kane detyruar rojen t'i furnizonte me karburant dhe me pas nen kercenimin se do ta vrisnin, i kane grabitur xhiron ditore ne shumen 28 mije leke si dhe nje celular. Kur po largoheshin ata kane kercenuar rojen qe te mos tregonte, se ndryshe do e paguante me jete. Por roja ka lajmeruar pronarin dhe policine. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku pas kryerjes se hetimeve paraprake, eshte bere e mundur qe te identifikohet njeri nga autoret. Mesohet se 18 vjecari eshte zhdukur ne drejtim te paditur, nderkohe po punohet per te identifikuar bashkepunetorin e tij. Ndaj grabitesve eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune e kryer ne bashkepunim".

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›