E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizonin banoret me te shtena "Kallashnikovi", pranga 2 vellezerve

Kruje- Hetimet e nisura ndaj dy vellezerve per prishje te rendit dhe qetesise, pasi terrorizonin kalimtaret me te shtena armesh, ka zbuluar edhe arsenalin e armatimeve dhe municioneve te fshehura ne shtepine e babait te tyre. Burime zyrtare te Policise se Krujes bene me dije se ndaluan te dyshuarit, Julian dhe Andi Shota, 26 dhe 23 vjec, pasi gjate kontrollit ne mjetin tip "Volkswagen", me traga TR 8234 B, dje rreth ores 15:00 iu eshte gjetur nje automatik "Kallashnikov" i fshehur ne sedijen e pasme. Kapja e tyre eshte bere ne zonen e Fushe-Krujes, ku ata ishin kthyer ne nje problem per banoret. Por uniformat blu nuk jane mjaftuar me kaq, pasi kane zbarkuar ne shtepine e babait te te rinjve, Prend Shotes. Gjate kontrollit jane zbuluar dhe sekuestruar te fshehura 2 automatik model 56, 500 fisheke, shtate granata difensive, dy granata ofensive, kater granata kundratank, 7 fitila zjarrpercjelles me gjatesi 7,4 metra, kater kallepe tritoli me peshe 200 gr secili dhe 25 kapsolla detonatore. Burime zyrtare thane se kane nisur hetimet per te zbuluar perfshirjen e dy vellezerve ne ngjarjet e mundshme kriminale, qe kane ndodhur ne kete zone. Dyshohet se kjo sasi armatimi e municioni luftarak, mund te trafikohej per qellime perfitimi. Policia tha se eshte mjaftuar me ndalimin e dy vellezerve, pa qene nevoja per shoqerimin edhe te babait te tyre.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›