E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshja me armë te “Fresku” arrestohet polici i Repartit Special në Tiranë

Tirane, 11 Dhjetor 2010 NOA – Zbardhet plotesisht ngjarja te “Fresku”, kapen dhe dy te dyshuar per krimin. Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Lirise se Personit dhe Shendetit, prane Policise se Tiranes, kryen sot pasdite arrestimin ne flagrance te nje polici dhe nje te riu tjeter, te cilet shihen si te perfshire ne perleshjen me arme qe ndodhi po siot ne hyrje te Dajtit, prane lokalit “Fresku”.

Burime zyrtare policore konfirmuan per agjencine NOA se u arrestuan Ylli Ceka, 41 vjeç, me banim ne Tirane, me detyre punonjes policie, prane Repartit 712 ne Tirane dhe Julian Pusha, 30 vjeç, gjithashtu me banim ne Tirane.

Vala e arresteve erdhi pasi diten e sotme rreth ores 15.00 ne vendin e quajtur “Fresku”, prane nje pallati ne ndertim se bashku me dy vellezerit e tij, ka tentuar te vrase me armen e sherbimit pas nje konflikti, 35 vjeçarin Edvin Vogli, i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore.

Fillimisht dyshohet se, grindja ka ndodhur per motive pronesie, ku autori i dyshuar Ylli Ceka se bashku me dy vellezerit e tij, jane konfliktuar me te demtuarin, ku ky i fundit ka plagosur me sende te forta duke e plagosur vellain e autorit, Bashkim Ceka, 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Ne vendin e ngjarjes menjehere, shkuan forca te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr.4 Tirane, si dhe oficere Kunder Krimeve ndaj Lirise se Personit dhe Shendetit, te cilet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes si dhe po sqarojne me tej rrethanat e kesaj ngjarje.

Ndaj autorit te dyshuar, Ylli Ceka, eshte marra masa e arrestit ne flagrance, per konsumim te vepres penale te “Tentatives se vrasjes”, nderkohe qe eshte marre edhe masa e arrestit ne flagrance per vepren penale te “Plagosjes se rende me dashje” ndaj shtetasit Julian Pusha, 30 vjec, me banim ne Tirane, i cili dyshohet se gjate konfliktit ka plagosur me sende te forta, Bashkim Ceka (vellai Y.Ceka). 

Policia tha se materialet e perpiluara ne ngarkim te tyre do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per hetime te metejshme.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›