E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Durrësit flet për gjetjen e kufomës në Kavajë

Durres, 13 dhjetor, NOA – Policia e Durresit ka dhene detaje per trupin e pajete te  gjetur mengjesin e sotem ne bregdetin e Kavajes, por nuk ka arritur ende te identifikoje ate. Policia sqaron se trupi i pajete eshte i seksit mashkull dhe eshte gjetur nga peshkarexha “Emiljana”, ne oret e para te mengjesit te sotem.

“Me date 13.12.2010, rreth ores 01.00, peshkarexha “Emiljana”, gjate kohes se peshkimit ne zonen e derdhjes se Shkumbinit, rreth 3.5 milje larg nga bregu i detit, ka konstatuar nje kufome te seksit mashkull, te moshes rreth 40 vjeç”, thuhet ne njoftimin e Policise se Durresit.

Policia ben te ditur se ende nuk eshte identifikuar dhe po kryhen hetimet per shkaqet e vdekjes.

“Kufoma e cila deri tani (ora 10.30) eshte ende e paidentifikuar ndodhet ne Morgun e Spitalit te Durresit. Vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kavaje”, thuhet ne njoftimin e Policise se Durresit.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›