E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje në Bulqizë, 33-vjeçari i merr jetën një klienti në lokal

Bulqize, 12 Dhjetor 2010 NOA – Nje vrasje ka ndodhur pasditen e sotme ne rrethin e Bulqizes, me pasoje vdekjen e nje burri, gjate nje grindjeje te çastit mes klienteve ne nje lokal.

Korrespondenti i agjencise NOA raporton se viktima eshte Skender Cakonji, 40 vjeç, baba i dy femijeve, lindur e banues ne fshatin Baze te rrethit te Matit.

Autor i dyshuar i krimit, eshte 33-vjeçari nga Martaneshi i Bulqizes, Allaman Isaku.

Burimet policore i thane agjencise NOA se ngjarja ndodhi sot ne oren 15.30 ne nje kafene ne fshatin Kraste te komunes Martanesh ne Bulqize.

Ne lokal, ne dy tavolina te ndryshme gjendeshin, ne njeren, viktima Skender Cakoni, baba i dy femijeve dhe ne tjetren, i riu Allaman Isaku 33 vjeç se bashku me kusheririn e tij.

Ka qene nje sherr mes viktimes dhe kusheririt te Allaman Isakut, e lindur ne kafene, per motive banale te çastit.

Ne kete moment, Allaman Isaku eshte ngritur nga tavolina dhe i eshte afruar tavolines ku gjendej Skender Cakoni dhe e ka qelluar ate tre here me pistolete ne bark.

Viktima ne gjendje te rende per jeten eshte derguar ne spitalin e Bulqizes, ku nuk arriti dot te mbijetonte.

Policia tha se arriti te vere ne pranga autorin e dyshuar te krimit gjysme ore pas ngjarjes.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›