E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje e policisë me tibetianët në Kinë, 1 i vrarë

Raportohet se policia kineze e ka rrahur për vdekje një tibetian në provincën juugperëndimore Siçuan. Radio Azia e Lirë, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar mbrëmë vonë se përleshjet ndodhën pas vetë-sakrificës së dy tibetianëve në rrethin Aba të Siçuanit. Njëri prej këtyre dy personave ishte murg në një manastir lokal.

Sipas raportit, një numër i madh i policisë ishin përpjekur ta pastrojnë lokalitetin e sakrificës, por e gjithë kjo përfundoi me përleshje me tibetianët.

Mediat shtetërore nuk kanë raportuar për përleshje ose për vetë-sakrificën, kështu që gjendja shëndetësore e dy personave që bënë vetë-sakrificë, nuk dihet.

Afro 50 tibetianë e kanë ndezur vetveten në Kinë, prej vitit 2009, ndërsa shumica prej tyre gjatë këtij vetë-sakrifikimi, kanë brohoritur parulla kundër qeverisë dhe kanë bërë thirrje për kthimin e liderit të tyre shpirtëror në ekzil, Dalaj Lama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›