E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me hajdutin vritet polici

Përleshja me armë zjarri në mesnatë mes forcave të policisë dhe një grabitësi në afërsi të fshatit Pajovë në rrethin e Peqinit, përfundoi me vrasjen e dy personave, njeri prej tyre punonjës policie.

Zabit Caka 50 vjeç punonjës i patrullës së policisë në orët e natës, pas marrjes së një telefonate sëbashku me kolegun e tij ka shkuar në vendin e ngjarjes në fshatin Grykësh në Peqin ku sipas informacionit të banorëve në sallën operative po vidhej një transformator.

Por, sapo ka parë policinë, grabitësi ka hapur breshëri zjarri ndaj patrullës. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur në vend polici, Zabit Caka dhe autori i identifikuar me emrin, Luan Tabaku 40 vjeç nga fshati Shezë sipas policisë është vetëvrarë.

Gjatë orëve të natës në vendngjarje shkuan forca të shumta policie si dhe krerë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka përfunduar me humbjen e jetës së një punonjësi të policisë së Elbasanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›