E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tete ne pranga shisnin bileta per ndeshjen trefishin e cmimit

Skuadra e antikrimit ekonomik dhe shërbimet e komisariatit numër 1 të policisë së Tiranës realizuan një aksion pasditen e të enjtes për kapjen e personave që shitnin biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë mbi çmimin e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Tetë persona u shoqëruan në polici teksa u kapën duke shitur biletat e ndeshjes së vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Europian 2012 me trefishin e vlerës reale. Për të shoqëruarit është vendosur të procedoheshin në gjendje të lirë.

Burimet zyrtare të drejtorisë së policisë së Tiranës thanë për abc news se mbikëqyrja policore për goditjen e aktiviteteve të paligjshme që lidhen me ndeshjen do të vijojë edhe gjatë ditës së premte.

Kjo është edhe ndeshja e fundit që do të luhet në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, pasi fillon puna për shembjen dhe restaurimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›