E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje mes KFOR dhe serbëve në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar përplasje mes forcave të KFOR dhe serbëve që kanë ngritur barrikadat në veri të Kosovës.

Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse në Kosovë ka njoftuar se KFOR-i ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një turmë protestuesish serbë, të cilët përpiqeshin të ndalnin aksionin për zhvendosjen e një barrikade.

Mësohet se ushtarët e KFOR-it kanë hequr sot me mjete të blinduara barrikadën në Jagnjenicë, te Zubin-Potoku, në veri të Kosovës.

Pas këtij aksione, janë dëgjuar sirenat, pas së cilës një numër i madh i qytetarëve serbë janë drejtuar te barrikada që është vendosur në rrugën Mitrovicë-Zubin-Potok, raporton B92.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›