E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vetëvendosje” vendos flamurin kombëtar në Kuvendin e Kosovës

Me rastin e festës kombëtare, 28 Nëntorit, në orët e mëngjesit, Grupi Parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje” ka vendosur flamurin kombëtar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
 

Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme janë arrestuar edhe 4 aktivistë të saj në Drenas pasi kanë tentuar të zëvendësojnë flamurin shtetëror të Kosovës me atë kuqezi.
 

“Sot, më 28 nëntor, rreth orës 10:00, u arrestuan katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, të cilët ishin duke zëvendësuar flamujt e kaltër me ata kombëtarë. Ata janë duke u mbajtur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.
 

Sipas lëvizjes “Vetëvendosje” aktivistët e arrestuar janë: Petrit Bajraktari, Sokol Bylykbashi, Ismet Dibrani dhe Albert Ramaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›