E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje në Durrës, Dritan Dajti vret 4 policë

DURRËS- Katër punonjës të policisë kanë mbetur të vdekur në afërsi të pistës "Ilira" në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë, kur personi i shumëkërkuar Dritan Dajti ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve, që e kishin rrethuar për ta ndaluar. Si pasojë e të shtënave, 4 prej tyre kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes janë drejtuar forca të shumta të policisë, por ende nuk bëhen të ditura detaje rreth operacionit dhe masakrës së ndodhur.
Dajti, person me precedentë penal, ka qenë person i shpallur në kërkim. Ai është arratisur nga burgu dhe që atëherë ka qenë nën ndjekjen e policisë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›