27 të zhdukur si pasojë e mbytjes së anijes
27 persona rezultojnë të humbur si pasojë e përmbytjes së një anijeje në brigjet e ishullit Tonga në paqësor. Siç kanë raportuar edhe autoritetet në Zelandë të Re, dy avione të forcave ushtarake kanë nisur kërkimet në një rreze rreth 80 milje. Deri tani janë gjetur 52 persona. Ende nuk dihen arsyet që çuan në fundosjen e anijes, e cila ishte nisur nga Hafeva drejt grupit të ishujve Nomuka.