Perleshje ne Egjipt dhjetra te vdekur

Të paktën 30 demostrues kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur në përleshjet në Kajro të Egjiptit para Ministrisë së Mbrojtjes.
Protestuesit ishin duke zhvilluar një manifestim paqësor që kundërshtonte monopolin e klasës së ushtarakëve në jetën politike të vendit, kur u goditën me plumba, gurë dhe bomba molotov. Disa prej protestuesve ishin në gjendje të kundërpërgjigjeshin, duke rrahur brutalisht disa prej agresorëve.
Manifestuesit kërkojnë largimin e Juntës Ushtarake që ndodhet në pushtet që pas dorëheqjes së Hosni Mubarak në 11 shkurt të 2011.
Ushtria dhe policia ndërhynë për të ndaluar përleshjet, por ndërhyrja erdhi gjashtë orë pas fillimit dhunës.
Dy kandidatët kryesorë për presidentë vendosën të ndërpresin fushatën e tyre si rrjedhojë e këtyre ngajrjeve.
Ky është episodi më i përgjakshëm në Egjipt që prej revoltave në një stadium, kur nga përleshja midis tifozerive gjetën vdekjen më shumë se 70 tifozë, më parë gjatë vitit.
Klima e tensionuar vjen, ndërsa vendi përgatitet të mbajë zgjedhjet e para politike që prej largimit nga pushteti të ish-presidentit, Hosni Mubarak.