E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje ne Rudare 6 te plagosur

Një ushtar i KFOR-it dhe pesë serbë të Kosovës janë plagosur në një përleshje që ndodhi të premten, ndërsa trupat paqeruajtëse nisën prej mëngjesit një operacion për heqjen e barrikadave në Rudarë.

KFOR-i, bën të ditur Reuters, tentoi të shpërndante turmën me gaz lotsjellës dhe duke qëlluar në ajër me armë, ndërkohë që protestuesit u kundërpërgjigjën duke hapur zjarr.

"Një ushtar i KFOR-it u plagos. Ai u dërgua në spital dhe gjendja e tij tani është e mirë", thotë zëdhënësi i NATO-s në Kosovë, Uwe Nowitzki.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›