E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti PS Tryeze dialogu per procesin

Partia Socialiste zbardh bisedën e zhvilluar paraditen e së premtes mes Kryetarit Edi Rama dhe zotit Xhezair Zaganjori.

Sipas njoftimit për media, Rama dëgjoi atë cfarë dëshironte t'i shprehte zoti Zaganjori, lidhur me paraqitjen e emrit të tij nga ana e qeverisë si kandidat potencial për President i Republikës.

Nga ana e tij, Edi Rama i tha zotit Zaganjori se Partia Socialiste vazhdon të  kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv.
 
Për Partinë Socialiste mbetet shumë e qartë se Zgjedhja e presidentitKuvend, debat për KKRT-në Presidenti, Topi: Të zgjidhet nëpërmjet një procesi transparent Meta: Berisha të takohet me Ramën nga një proces dialogu konkret mes qeverisë e opozitës dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës, jo anasjelltas. Prandaj edhe Partia Socialiste nuk do ta mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria.

"Kjo, - theksoi kryesocialisti gjatë takimit,- vlen konkretisht qoftë për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori, qoftë për çdo kandidaturë që do të paraqitej apo paraqitet nga qeveria nëse mungojnë dialogu konkret dhe konsultimet e domosdoshme për gjetjen e një kandidati apo kandidateje të dakordësuar mes qeverisë e opozitës".

Kryetari Edi Rama dhe Partia Socialiste, vijon njoftimi, mbeten plotësisht të  angazhuar për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës.

"Kohë për të humbur si deri më sot nuk ka dhe konsultimet duhet të nisin menjëherë, në një tryezë dialogu konkret të nivelit më të lartë mes palëve për t’i dhënë një shans real raundit të dytë dhe vetë Shqipërisë. Vetëm kështu mund të ndërtohet konsensusi i domosdoshëm që do të zgjidhte pozitivisht njërën nga katër pikat kyçe të paketës për të synuar statusin e vendit kandidat në BE, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri, si edhe do të krijohej hapësira e nevojshme kohore për të ecur shpejt drejt zgjidhjes konsensuale të tre pikave të tjera", thuhet ne njoftim.

Zaganjori: Nuk kërkova dhe nuk mora mbështetje

Xhezair Zaganjori, kandidati i mazhorancës për president ishte në selinë e Partisë Socialiste duke u takuar me kryetarin e kësaj partie Edi Rama.

Pas takimit kandidati i mazhorances tha se e kishte kerkuar vetë takimin dhe gjatë bisedes nuk është kërkuar apo shprehur mbështetje.
 
"Kemi patur një njohje nga larg, thjesht u prezantuam me njëri-tjetrin nga afër. Unë i përshkrova arsyet që më kanë shtyrë që të marr vendimin për të kandiduar dhe që nuk e kam patur të lehtë, dhe kaq. Mendova që është në të mirën e debatit dhe procesit që po zhvillohet. Unë e kërkova takimin,Rama nuk më tha asgjë, nuk i kërkova mbështetje dhe nuk kishte detyrim të më përgjigjej", tha Zaganjori pas daljes nga takimi.

Zaganjori ka hyrë në selinë rozë rreth orës 10.00 dhe doli prej andej nje ore me pas.

Takimi vjen pas dështimit të raundit të parë të votimit të kreut të ri të shtetit në Kuvendin e Shqipërisë, në mungesë të konsensusit të opozitës. Maxhoranca, kreu i qeverise Berisha dhe kreu  i LSI-se, Meta e kane vleresuar kandidaturen me cilesi te larta dhe te denje per arritjen e nje konsensusi, kurse opozita e ka cilesuar kandidature te njeanshme.

Nje dite me pare, Kuvendi caktoi me votat e shumices daten 4 qershor per zhvillimin e raundit te dyte te votimit per presidentin e ri te vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›