E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Situata në Shkodër, kritike por jo alarmante

Sipas Rulit, deri më tani 360 hektarë tokë janë të mbuluara nga uji. Deklaratat e tij u bënë gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, nga ku ka theksuar se situata është shqetësuese edhe në Korçë, për shkak të fryrjes së lumit Devoll.

Megjithatë, për ministrin e Bujqësisë, situata deri më tani është e përballueshme. Ministri Ruli ka bërë të ditur edhe masat e marra për të përballuar situatën, duke theksuar këtu gatishmërinë e forcave të ushtrisë për të evakuuar banorët në rast nevoje.

“Vëmendje e veçantë po i kushtohet situatës në Shkodër, për shkak se kjo zonë është më e ekspozuar. Forcat e ushtrisë janë në dispozicion për evakuimin dhe ndihmat, në rast se do të jetë e nevojshme”, theksoi Ruli. Ai shtoi se deri më tani situata më e vështirë paraqitet në Dajç. Sipas kreut të bujqësisë, hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›