E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Berisha të heqë dorë nga uzurpimi i SHISH

“Ky njeri ka dhënë prova të qarta dhe të mjaftueshme se nuk niset nga nevojat e interesit të përbashkët dhe publik, dhe ndaj nuk e ka parë dhe nuk e sheh Shërbimin Informativ si një institucion të pavarur në shërbim të interesave vitale kombëtare”, tha deputeti Eduart Shalsi sot për mediat.

Sipas tij, Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë me çdo mjet demokratik institucionet e pavarura ndaj “dhe e paralajmërojmë Sali Berishën të heq dorë nga skenari satanik i uzurpimit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i rikërkojmë vendosmërisht që ketë ligj të rëndësishëm ta bëj pjesë të një diskutimi të hapur dhe transparent me opozitën, shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›